“Në pension dal kur ta vendosë Zoti lart” Rrëfimi i një oficeri policie 91 vjeçar

 “Në pension dal kur ta vendosë Zoti lart” Rrëfimi i një oficeri policie 91 vjeçar

Për herë të parë në radhët e policisë ka hyrë në fillim të viteve ’60 dhe që nga ajo kohë nuk ka dashur të heqë nga trupi uniformën. Lc “Buckshot” Smith quhet ky 91 vjeçar,i cili në maj mbush 92.

Pasi punoi për 46 vjet si polic, i afroi mosha e pensionit. Ndenji pak muaj në pension, por shumë shpejt vendosi të rikthehet. I pyetur nga gazetari i CNN se përse nuk i pëlqeu ideja e të ‘shijuarit’ të pleqërisë në qetësi, ai u shpreh shkurtimisht.

“ Nuk kisha asgjë për të bërë. Unë nuk peshkoj e nuk dal për gjah. Më mungonte puna”

91 vjeçari ka punuar të gjithë jetën e tij sioficer në qytezën e vogël të Kamden në Arkansas. Kur e pyet gazetari se kur ka ndërmend të dalë në pension, “Buckshot” i thotë duke buzëqeshur “Kur të vendosë Zoti lart”

Për të parë videon, klikoni këtu