Banesa i digjet, 59 vjeçarja dyshon tek i biri: Ai pinte… disa ditë më parë më ka qëlluar

 Banesa i digjet, 59 vjeçarja dyshon tek i biri: Ai pinte… disa ditë më parë më ka qëlluar

Një banesë në lagjen ‘Partizani’ në Vlorë është shkrumbuar nga flakët. Fatmirësisht, gruaja e cila banonte në të nuk ndodhej në momentin kur banesa u vu në flakë. 59 vjeçarja foli për median duke thënë se zjarrin e ka vënë i biri.

Gruaja shton se i biri është i alkolizuar dhe ka patur raste që e ka qëlluar.

“Mua nuk më ka mbushur akoma 6 muaj burri që ka vdekur. Mu var këtu, ishte në depresion. Unë nga frika, shkova te djali i madh. Ndenja dy muaj, por ky pinte dhe unë nuk munda ta duroja dot më. Pastaj erdha te shtëpia. Ai para disa ditësh erdhi dhe më rrahu, kisha djalin e vëllait, 18-vjeç… më tha pse e mban këtë këtu. Atë ditë nuk kishte pirë.”-tha gruaja.

59 vjeçarja tregoi se e bija e mori në telefon për ta lajmëruar se i biri po i drejtohej shtëpisë së saj dhe se ishte i dehur.

Sot më mori vajza në telefon, e kishte parë mbesa, që kishte pirë dhe po vinte lart. Vajza më thotë “ik nga shtëpia se po vjen i pirë”. Mua do më vijë gjithë shiu brenda, jam një grua pa burrë, jam vetëm. Ky që bëri dëmin është në një anë, tjetri është mënjanë , çupa është e martuar te burri, jam vetëm “- tha gruaja.