“Bashkohuni me ne, shqip të mësojmë” Hapet një tjetër shkollë në Zvicër

 “Bashkohuni me ne, shqip të mësojmë” Hapet një tjetër shkollë në Zvicër

Një tjetër shkollë në gjuhën shqipe është hapur në Zvicër. Kjo shkollë rezulton të jetë e 47 në radhën e institucioneve që mësojnë shqipen e historinë shqiptare në Zvicër.

Shkolla e re është hapur në Shattdorf, në kantonin e Urit.

“Vazhdojnë sukseset e Shkollës Shqipe në Zvicër. Tani, rrugëtimi ynë ndalet te Shkolla Shqipe në Schattdorf, të Kantonit të Urit, e cila, i bashkëngjitet shkollave në mësimin në gjuhën amtare – në gjuhën shqipe.

Thirrja jonë “Bashkohuni me ne! – Shqip të mësojmë!”, do të na shoqërojë edhe në javët në vazhdim. A ka gëzim më të madh se kur fëmijët shqiptarë bëhen bashkë dhe e mësojnë gjuhën e nënës.

Në ditët në vazhdim numri i fëmijëve që do të vijojnë mësimin në gjuhën shqipe do të jetë më i madh sepse interesimi i prindërve është për t`u përshëndetur. Në këtë pikë shkollore me fëmijët shqiptarë punon mësuesja e gjuhës dhe letërsisë Arbëresha Ziberi”,  thuhet në një njoftim në rrjetin social.

“Shkolla Shqipe” në Zvicër, hap edhe një shkollë të re në Shattdorf, të Kantonit të Urit. Në vijim të punës për…

Posted by Embassy of Albania, Berne on Friday, 9 April 2021