Bie ortek dëbore në Qafë Thorë, ARRSH publikon pamjet

 Bie ortek dëbore në Qafë Thorë, ARRSH publikon pamjet

Aksi rrugor në Qafë Thorë të Shkodrës është bllokuar këtë mbrëmje si pasojë e një orteku dëbore.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka përcjellë disa pamje të mjeteve të rënda të cilat po punojnë për të hequr sasitë masive të dëborës.

“Në Qafë Thore po punohet me mjete borëpastruese dhe me forca të shtuara për pastrimin e një orteku që ka sjellë edhe bllokimin e rrugës puna do të vazhdojë pa ndalur derisa aksi të bëhet i qarkullueshëm për mjetet”, njofton ARRSH.

Kujtojmë se ditët e fundit me përkeqësimin e motit dhe rënies së temperaturave, reshjet e dëborës në këtë zonë malore kanë qenë të shumta, duke sjellë nivele të borës në mbi 1 metër trashësi.