Bilanci i të dielës në rrugët e Shqipërisë, 3 jetë të shuara e 14 të lënduar në aksidente rrugore

 Bilanci i të dielës në rrugët e Shqipërisë, 3 jetë të shuara e 14 të lënduar në aksidente rrugore

Dita e djeshme ka shënuar një numër të lartë të aksidenteve rrugore. Tre jetë të humbura dhe dhjetëra të lënduar në të paktën 11 aksidente rrugore.

Më poshtë në mënyrë kronologjike, gjeni bilancin e vetëm një dite (e diel) në rrugët e Shqipërisë.

Që në orët e para të ditës së djeshme, një aksident rrugor ndodhi në aksin Milot- Mamurras, atje ku një 34 vjeçar që udhëtonte me makinë përplasin një burrë 60 vjeçar, i cili po i jepte biçikletës. 60 vjeçari u dërgua në spitalin e traumës në Tiranë, pasi morri dëmtime serioze.

Më tutje gjatë orës së mëngjesit, një 51 vjeçar në Tepelenë, teksa udhëtonte me furgon, goditi një grua 69 vjeçare. Fatmirësisht kjo e fundit nuk mori lëndime serioze.

Policia e Durrësit njoftoi në orët e drekës se një 56 vjeçar aksidentoi një këmbësor. Makinës po i jepte i dehur, ndërsa i lënduar rëndë mbeti një burrë në moshë të thyer, 88 vjeçar.

Në Krujë po ashtu ndodhi një aksident. Një shofer 26 vjeçar, edhe ky në gjendje të dehur, humbi kontrollin e makinës dhe doli nga rruga. Për pasojë u lëndua vetë së bashku me pasagjerin.

Aksidenti i radhës shënoi humbjen e një jete. Ndodhi rreth orës 14:35 në aksin rrugor Qafë Thanë- Librazhd. Dy furgonë u përplasën e për pasojë humbi jetën një 60 vjeçar, drejtuesi i njërit prej mjeteve. Të lënduar, 4 persona. Këta të fundit shkuan në spital nën kujdesin e mjekëve.

Një aksident ndodhi të dielën edhe në autostradën Tiranë- Durrës, e në morën “pjesë” disa makina. Aksidenti erdhi si pasojë e shpejtësië, e fatmirësisht nuk pati persona të lënduar

Për të kaluar pasdite në Shijak, ku dy makina të tipit “Audi” e “Volksëagen” u përplasën mes tyre. Makinën ‘Golf’ e drejtonte një grua e cila së bashku me tre pasagjerë mbetën të lënduar.

Rreth orës 17:35 do të ndodhte aksidenti i radhës, i cili i kushtoi jetën një personi, shtetasit me inicialet I.M. Ai po ecte në këmbë në momentin kur është goditur nga një makinë e tipit Benz. Pas aksidentit tragjik, shoferi u largua nga vendi i ngjarjes. Aksidenti tragjik ndodhi në Fushë Krujë- Tapizë.

Edhe në Rrugën e Kombit pati një aksident gjatë mbrëmjes së të dielës. Dy makina u përplasën e për pasojë mbetën të lënduar shoferët dhe një pasagjer.

Rreth orës 20:20 tek “Sheshi Shqiponja” në Tiranë, një djalë në moshë të re përfundoi në spital pasi u godit me makinë nga një 40 vjeçar. I riu po udhëtonte me biçikletë kur u aksidentua. I lënduari u dërgua në spital

Dhe së fundmi, një tjetër aksident. Një tjetër jetë e humbur. Aksidenti ndodhi në orën 21:15 në aksin nacional Tepelenë- Gjirokastër. Një 33 vjeçar humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga. Makina përfundoi disa metra poshtë aksit rrugor. I riu mori plagë të rënda dhe u shua.