E gjeti e bija të pajetë, kush është e moshuara që u shua prej asfiksisë në Tiranë

 E gjeti e bija të pajetë, kush është e moshuara që u shua prej asfiksisë në Tiranë

Një 69 vjeçare u gjet e pajetë në banesën e saj në zonën e Astirit në Tiranë. Shtëpia ishte përfshirë nga flakët.

Besohet se Lumturi Zaimi ndërroi jetë si pasojë e asfiksisë. E ndjera u gjet e pajetë nga e bija, e cila më pas ka telefonuar policinë.

Zjarrfikësit nxorrën nga banesa në cilësinë e provës materiale një batanije elektrike. Besohet se një shkëndije në batanijen me korrent mund të ketë sjellë dhe zjarrin në banesën e të moshuarës, e cila jetonte e vetme.

“Në rrugën “Loni Ligori” në Astir, në banesën e shtetases L.Z, 69 vjeçe, dyshohet ka rënë zjarr dhe për pasojë shtetasja L.Z, që jetonte e vetme, ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e asfiksisë. 

Trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut për ekspertizë mjeko-ligjore me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes”, njoftuan autoritetet.