Ditë zie për mjeshtrin që na bëri të qeshim ndër vite…

 Ditë zie për mjeshtrin që na bëri të qeshim ndër vite…

Ka qenë dhe mbetet një ndër aktorët më të mirë të humorit durrsak, një figurë që sot përcjell me trishtim të thellë të shoqen, për në banesën e fundit.

Fjala është për Muharrem Hoxhën, i cili humbi bashkëshorten. Jalldizi, veçse 65 vjeç, u largua nga kjo botë ditën e djeshme. Covid i mori jetën.

‘Rrema’ së bashku me të shoqen ishin zhvendosur në Pogradec që nga fillimi i pandemisë për t’u mbrojtur nga virusi, por fatkeqësisht, ishte virusi që i ndau, duke marrë jetën e bashkëshortes së aktorit.

Jalldiz Hoxha do të përcillet në Durrës këtë të enjte, në varrezat e vjetra të qytetit.

Pak muaj më parë nga Pogradeci, humoristi solli një këngë me tone humori e mesazhin për t’u ruajtur nga pandemia.

“Shiko veten tënde, mos rrini pranë tjetrit… i ke gjithë të mirat, kur e ke shëndetin

Lutju Zotit veç shëndet, mos kërko më shumë në jetë”-thoshte në këngën e tij humoristi.