E raportoi në polici si vetëflijim… burri pranon se i mori jetën të shoqes në Fier

 E raportoi në polici si vetëflijim… burri pranon se i mori jetën të shoqes në Fier

Një grua 50 vjeçare u gjend këtë të martë pa shenja jete në banesën e saj në Fier. Me të shkuar atje, oficerët konstatuan se në gjoks ajo kishte një plagë, e shkaktuar nga goditja e një mjeti prerës.

Ishte bashkëshorti i të ndjerës i cili kishte njoftuar vëllanë (oficer policie), se kishte gjetur të shoqen të pajetë në shtrat. P.Mamaj kishte deklaruar se e shoqja ka kryer vetëvrasje.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet. Fillimisht autoritetet raportuan paraprakisht për dyshimet e një vetëvrasje, por pas ekspertizës mjeko-ligjore e marrjes në pyetje të bashkëshortit të të ndjerës, ky i fundi ka pranuar krimin.

‘Po unë e vrava, e bëra për xhelozi’ mësohet t’u ketë thënë burri hetuesve.

Çifti ka dy fëmijë, një vajzë e djalë të cilët jetojnë në në emigrim.

Njoftimi i plotë i policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Sheq i Madh” Fier.

Pas një pune hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, Policia arreston shtetasin P. M.,si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij.

Pas njoftimit të marë në sallën operative se në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, në banesën e saj një shtetase është vetëvrarë, menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Fier kanë vijuar punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nga provat e grumbulluara, deklarimet e marra, këqyrjes së trupit të viktimës nga eksperti mjeko-ligjor dhe veprimet e mëtejshme hetimore të kryera nga grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorisë Fier, rezulton se shtetasi P. M., bashkëshorti i viktimës, për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasen V. M., e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Në bazë të hetimeve të thelluara, i vendosur përballë provave të adminstruara, shtetasi P. M., ka pranuar autorësinë dhe motivin e ngjarjes.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, shtetasin P. M., 56 vjeç.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës(thikë), me të cilën dyshohet se autori ka kryer vrasjen.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.