Është mësues, por shet sanduiçë… i ka bërë një premtim nënës me kancer

 Është mësues, por shet sanduiçë… i ka bërë një premtim  nënës me kancer

Kur nëna e Dustin Vitale u diagnostifikua me kancer, këtij të riu bota i ra mbi kokë.

Është ai që i gatuan çdo ditë ushqimin të ëmës, shkon në punë si mësues në një gjimnaz në Filadelfia (SHBA) dhe tenton ta lumturojë nënën mesa të mundet.

Para 6 javësh, ai vendos të organizojë një udhëtim me të gjithë familjen e tij, plot 14 vetë. Qëllimi ishte i thjeshtë, që nëna e tij të gëzohej. Udhëtimi që kishte ndërmend të paguante ky i ri ishte në Egjipt… për të parë mrekullitë e Piramidave dhe historinë e lashtë atje.

Që prej 6 javësh, Dustin nisi të gatuajë sanduiçë për t’i shitur, me shpresën se do të mbledhë mjaftueshëm para për të përballuar një udhëtim që do t’i kushtonte më shumë se 10 mijë dollarë. Fillimisht u thotë miqve dhe të afërmve për idenë dhe ata e përkrahin. Një mik i thotë një tjetri e kështu me radhë, derisa në derën e shtëpisë së tij dita ditës parkojnë dhjetëra makina. Njerëzit janë prekur nga dëshira e këtij të riu dhe vijnë e blejnë sanduiçë.

Foto e shkeputur nga kronika e CBS/ On the Road
Foto e shkeputur nga kronika e CBS/ On the Road

Iniciativa e tij shumë shpejt përfundon në rrjetet sociale dhe brenda 6 javëve, i riu arrin të grumbullojë plot 18 mijë dollarë. Tashmë ai mund të realizojë premtimin që i dha vetes, ta dërgojë nënën dhe familjarët në një udhëtim të paharrueshëm.

“Nëse mami do më kishte kërkuar të shkonim në Hënë, do t’i kisha gjetur paratë”-thotë për CBS Dustin.