Fotot nga Rinasi! Deani niset për kurim në Itali, Elvis Naçi: Kam lot gëzimi

 Fotot nga Rinasi! Deani niset për kurim në Itali, Elvis Naçi: Kam lot gëzimi

20 operacioni përballoi trupi i tij, ama buzëqeshjen nuk e ka humbur. Deani është nisur sot drejt Italisë për kurim në spitalin e njohur italian ‘Bambino Gesu’, me shpresën e madhe se vuajtjet do të përfundojnë dhe trupi i tij do të shërohet.

Në aeroport ka qenë i pranishëm dhe Elvis Naçi e Sidrit Bejleri, për t’i dhënë një mesazh inkurajimi e shprese 9 vjeçarit.

Lajmin e ka përcjellë në profilin e tij në rrjetin social Elvisi, i cili shkruan se nuk ka fjalë për gëzimin, sesi shqiptarët u bënë bashkë për këtë fëmijë të vuajtur shumë.

“Mes mijera lutjeve tuaja drejtuar Zotit, Deani u nis sot per Itali. Nuk kam fjale edhe une kam lot gezimi kur shikoj qe Deanit iu hap nje drite shprese ne fund te dhimbjeve dhe loteve te tij. Sot bashkuam me te lot gezimi. Mos i ndaloni lutjet per Deanin, cdo Amin i juaj shkofte per suksesin ne operacionet qe e presin. Sa me shume lutje, sa me shume shperndarje, le te gezoje kushdo qe u prek, kushdo qe lotoi, kushdo qe dhuroi, kushdo qe u lut per Deanin.

FALEMINDERIT ZOT“-shkruan Elvisi.

Emocionale! Mes mijera lutjeve tuaja drejtuar Zotit, Deani u nis sot per Itali. Nuk kam fjale edhe une kam lot gezimi…

Posted by Elvis Naçi on Tuesday, 20 April 2021
Nisja drejt Italise
Nisja ne Itali