“Gjatë një shëtitje në bregdet gjeta diçka” Shqiptari që bën punime krejt të veçanta artizanale

 “Gjatë një shëtitje në bregdet gjeta diçka” Shqiptari që bën punime krejt të veçanta artizanale

Ky abazhur është krijuar nga një fije spangoje e gjetur në tokë. Spangoja është ngrirë në një formë sferike e në mes është vendosur një poç. Kaq mjafton ndonjëherë për të krijuar diçka të bukur.

E ky është pasioni i Erjonit nga Lezha, i cili e nisi krijimin e të tilla punimeve teksa po shëtiste një ditë në bregdet.

“Duke ecur në bregdet shihja mbeturina, shishe qelqi, kanaçe dhe fillova ti mbledh më pas, pashë në internet. Në bregdet kam marrë këtë rrënjë druri dhe e kam kthyer në abazhur”

Erjoni tregon në një intervistë për abc, se në orvatjet e para dështoi me sukses në krijimin e një punimi estetikisht të bukur apo funksional. Ai pranon se në punimet e drurit nuk kishte asnjë lloj njohurie ndërsa në instalimet elektrike fare pa dijeni. Por me durim e praktikë, arriti të realizojë punimet e para.

“Më vjen pak për punime elektrike por nuk kisha njohuri për punimin e drurit dhe fillimisht kam bërë disa gabime.”

“Bërë disa dhe jua dhurova miqve. Ata i pëlqyen.”

“Nisi si hobi dhe tani po bëj më shumë se kërkojnë. Thonë ua sa bukur. I pëlqejnë e më pyesin. Pyesin si e ke bërë këtë spango që e kam ngrirë, por dhe kur shohin këto copa druri që i ka nxjerrë deti dhe shohin si i kam bërë, habiten.”

Gjithçka që përmbajnë këto abazhurë apo tjera punime të Ermalit, në fakt deri dje ishin hedhurina, sende të gjetura në tokë apo pranë bregdetit.

“Deti sjell shumë objekte ja shiheni këtë shishe si e kam punuar.”

Erjoni i ka ekspozuar veprat e tij artizanale në panaire dhe thotë se ka dëshirë të punojë edhe me guackat për të krijuar të tjera orendi interesante.