Gjesti i bukur i tre shqiptarëve në Greqi

 Gjesti i bukur i tre shqiptarëve në Greqi

Këta tre burra janë shqiptarë dhe prej vitesh jetojnë në Lamia të Greqisë. Kanë vendosur që të bëjnë diçka të mirë për komunitetin ku jetojnë, e në veçanti për fëmijët atje.

Ky është një park lojërash fare pranë një jetimoreje në qytet. Këta tre shqiptarë kanë vendosur që ta rregullojnë këtë park, duke lyer e riparuar. Kanë shkuar në bashkinë e qytetit dhe kanë marrë leje për të kryer punimet.

“Sa herë që vinin këtu shihnim kushtet e këndit të lojërave, dhe kështu vendosëm të ndërhynim, shkuam në bashki dhe kërkuam leje.’– tha njëri prej tyre.

‘Kush mund të ofrojë diçka, le ta bëjë. Në këtë mënyrë ne mund ta bëjmë qytetin tonë më të bukur.’- tha një prej shqiptarëve.