Gruaja humb të shoqin e shtëpinë… fqinja me 8 fëmijë e bën pjesë të familjes

 Gruaja humb të shoqin e shtëpinë… fqinja me 8 fëmijë e bën pjesë të familjes

Fatkeqësisht nuk kishin patur fatin që të kishin fëmijë. Kishin veçse njëri tjetrin, përgjatë 58 viteve martesë. Por në janar, kjo e moshuar humbi të shoqin. Kur autoritetet shkuan tek shtëpia e tyre, panë kushtet e rënda në të cilat jetonin të moshuarit. Shtëpia u shpall e pabanueshme. Brenda ditës, Xhin Levar humbi të shoqin dhe shtëpinë po ashtu. E moshuara mbeti pa një çati mbi kokë, derisa fqinja, e quajtur Karmen Silva, vendosi të bëjë një vepër të madhe.

“I thashë Xhinit, të lutem mos u mërzit, do ta rregullojmë këtë punë”

Në shtëpinë e Karmenit, një banesë me tre dhoma të vogla, jetonte një familje e madhe. Ndryshe nga e moshuara, Karmeni me të shoqin ishin të bekuar me 8 fëmijë. E pavarësisht vështirësive, fqinja e mori Xhinin në shtëpinë e saj. Djemtë e Karmenit dolën të flenë në kolltuk, që një dhomë ta kishte e moshuara.

“Xhini është e lumtur, e unë besoj është sepse tashmë ajo e ka një familje”-tregoi Karmeni.

Kur historia e të moshuarës u mësua nga komuniteti i gjerë, shumë njerëz u përlotën. Një grua pa të shoqin, pa shtëpi… dhe vepra e madhe e një gruaje me 8 fëmijë.

Një organizatë bamirëse mori përsipër të rinovojë shtëpinë e Xhinit, ndërsa donacionet për të moshuarën ishin të shumta. Nuk vonoi shumë dhe shtëpia e të moshuarës u bë nga e para.

“Ne jemi bashkuar të gjithë për të bërë një gjë, për t’i kthyer gëzimin Xhinit”-tha një prej vullnetarëve.

Kur e moshuara hyri në shtëpinë e saj të re, vendosi menjëherë që të bëjë mirësi për fqinjën e saj, familjen që ajo kurrë nuk e pati. Xhini do ta lërë në dispozicion të nevojave të familjes shtëpinë e saj të re, sepse kështu bëjnë për njëri- tjetrin…anëtarët e një familje.

Burimi: CBSnews/On the Road Përshtati: ShqiptarëtpërShqiptarët.info