Has, 27 vjeçari tenton të qëllojë me sëpatë nënën dhe babain

 Has, 27 vjeçari tenton të qëllojë me sëpatë nënën dhe babain

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në Krumë të Hasit.

Një 27 vjeçar ka kërcënuar me sëpatë prindërit e tij. Autoritetet kanë raportuar se i riu tashmë është arrestuar nën akuzën e ‘Dhunës në familje’. Fatmirësisht nëna e babai i të riut nuk janë lënduar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin S. H., 27 vjeç, banues në Krumë, pasi dyshohet se ka kanosur me sëpatë prindërit e tij, në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.”-njoftoi policia.