Historia e bukur e 10 vjeçarit autik, që njeh 4 gjuhë të huaja dhe botoi një libër me poezi

 Historia e bukur e 10 vjeçarit autik, që njeh 4 gjuhë të huaja dhe botoi një libër me poezi

Jamarbri është veçse 10 vjeç dhe është i prekur nga çrregullime të spektrit autik. Disa muaj më parë ai u shpall lexuesi më i mirë i panairit të librit në Shqipëri dhe së fundmi ka botuar dhe një libër me poezitë e tij.

Jamarbri njeh 4 gjuhë të huaja dhe është i apasionuar pas librave e letërsisë.

“Ky libri ishte më i bukuri që unë botova dhe ua solla të gjithëve.”-tha vogëlushi, duke bërë që të gjithë të buzëqeshin.

Në promovimin e tij ishte i pranishëm dhe përkthyeshi e shkrimtari i njohur Edmond Tupja, i cili po ashtu është prind i një fëmije autik. Ai vlerësoi shpirtin e djaloshit.

“Këta fëmijë kanë kryesisht dhe sidomos nevojën për dashuri. Të shkruarit, sidomos kur ke talent është terapi.”

Libri “lulëkuqja” i Jamarbrit është mjaft prekës pasi ai përshkruan në poezi ndjesitë e tij për prindërit, për veten dhe reagimin e shoqërisë përballë tij.

10 vjeçari po ashtu është një shembull i bukur, në një shoqëri ku shpesh njeriu ndryshe nga të tjerët, lihet në harresë.