Të kërcënosh nënën me thikë… për të të blerë një birrë

 Të kërcënosh nënën me thikë… për të të blerë një birrë

Duket absurde, por ndodh edhe kështu. Një qytetar nga Ferizaj është burgosur me vendim gjykate për një muaj, nën akuzën e kërcënimit me jetë të nënës së tij.

Mediat në Kosovë raportojnë se i riu me inicialet S.S është dënuar nga gjykata me një muaj burg në ambientet e paraburgimit.

Ky person ka kërcënuar nënën e tij, e cila po qëndronte në shtëpi me të bijën. Ka marrë një thikë nga kuzhina dhe ka kanosur nënën duke i thënë se nëse nuk i jep 5 euro për të blerë birra, do ta qëllojë.

Gruaja i ka dhënë paratë dhe pasi i pandehuri ka konsumuar birrën, ka kanosur sërish të ëmën dhe motrën e tij.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, giyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal Habib Zeqiri , ka vërtetuar faktin se i dyshuari më 26.04.2021 në shtëpinë e nënës së tij të dëmtuarës E.S. deri sa e njëjta ishte me vajzën e saj, i njëjti kërkon 5 euro për të blerë birra , duke kanosur nënën e tij se nëse nuk ia jep të hollat do ta vret me thikë dhe në atë moment kishte marrë thikën e kuzhinës, me c’rast e dëmtuara detyrohet që t’ia blej birrat. Pas konsumimit të birrave i pandehuri përsëri kanos nënën dhe motrën e tij me thikë , duke iu thënë se do t’i vret, me çka të dëmtuarat detyrohen të largohen nga shtëpia”, thuhet në njoftimim e autoriteteve në Kosovë.