Historia prekëse e nje emigranti shqiptar: Pas 40 vitesh mora pasaportën, aty mësova se kisha kancer

 Historia prekëse e nje emigranti shqiptar: Pas 40 vitesh mora pasaportën, aty mësova se kisha kancer

Ditën e djeshme ai mbylli sytë në një spital të Britanisë. Sëmundja e rëndë ia mori jetën. Ashtu siç thoshte ai vetë, ishte e pashërueshme. Lajmin për vdekjen e tij e përcolli një tjetër emigrant shqiptar në Angli.

“…ju kujtohet besoj ky rast i keti te riut me kancer qe keni shpernda disa muaj me parë, fatkeqesisht ndërroi jete ne spital ne Britani Londer, i shprehim gjithë çunat e Londrës, ngushllime familjes Matranxhi”

Por cili ishte mesazhi i shqiptarit që ndërroi jetë?

Thuajse një vit më parë, emigranti kishte përcjellë një mesazh në media, për të treguar se dy orë pasi kishte marrë pasaportën shqiptare, kishte marrë lajmin se kishte kancer. I drejtohej shqiptarëve, duke u thënë që të mos harrojnë atdheun.

“Dy orë para se të merrja pashaportën ne Ambasadën Shqipëtare në Londër isha në spital në takimin e radhës me doktorat ku dhe më treguan lajmin e hidhur që isha diagnostifikuar me kancer të pashërueshëm.
Por edhe ky lajm I hidhur nuk ma hoqi dot buzëqeshjen e marrjes së pashaportës shqipetare për herë të parë mbas 40 vitesh!
Kjo është për disa shqiptarë që postojnë video apo foto që shajnë, grisin apo edhe djegin pashaportat e tyre shqipetare.
Ruajeni pashaportën, vendin dhe kombësinë tuaj si sytë e ballit.
Mos synoni vetëm të largoheni nga shqiperia.
Europa dhe perëndimi kanë marrë fund.
Nuk ështe më ajo Europa e para 20 apo 30 vitesh qe lulëzonte.
Ruajeni dhe gëzojeni Shqipërinë deri në maksimum sepse sot per sot shqipëria është perla e Europës mos të them e botës!”