Nis zbatimi i masave anti- Covid, si duket situata në pikën kufitare të Morinës

 Nis zbatimi i masave anti- Covid, si duket situata në pikën kufitare të Morinës

Këtë të hënë kanë hyrë në fuqi masat anti-covid për të kaluar në kufirin e Shqipërisë.

Në tërësi pikat kufitare të vendit nuk kanë patur radhë të gjata, me përjashtim të pikës kufitare të Morinës, atje ku radha e pritjes është e gjatë. (Shiko fotot poshtë)

Ndërkohë në pikat kufitare në jug të vendit, duket se ka një situatë më të qetë. Në pikën kufitare të Kapshticës ka patur pak persona që kanë hyrë në territorin e vendit. Disa prej tyre (rezidentë të Shqipërisë) të cilët janë paraqitur pa dokumentacion (shiko këtu), janë vetëkarantinuar ashtu siç dikton rregullorja e re. Edhe në Kakavijë situata është paraqitur e qetë, me pak hyrje të shtetasve në territorin e Shqipërisë.

Lexo edhe: Hyrja në kufirin shqiptar me rregulla anti-covid, për kë mund të aplikohet karantina

Po ashtu edhe në Muriqan, ka patur një situatë relativisht të qetë këtë të hënë. Shumë prej qytetarëve kanë zgjedhur ditën e djeshme për t’u kthyer në Shqipëri.

Në portin e Vlorës ndërkohë, ka hyrë në vend një numër jo i lartë i qytetarëve e shumica e tyre kanë patur një nga dokumentat e kërkuara për të hyrë në territorin e Shqipërisë.