“Ishte gjakosur shumë” Rrëfimi i dëshmitarit, i pranishëm në skenën që revoltoi shqiptarët

 “Ishte gjakosur shumë” Rrëfimi i dëshmitarit, i pranishëm në skenën që revoltoi shqiptarët

Një video e bërë publike në median e Kosovës pak ditë më parë tregoi momentet kur një 46 vjeçar nis të qëllojë me grushte një grua në një market të Prishtinës. Video solli reagime të forta në Kosovë e Shqipëri.

E në mesin e debatit për dhunën brutale që 46 vjeçari ushtroi ndaj një gruaje për një shkak fare banal, për median e Kosovës kanë folur dëshmitarët që e panë me sy skenën e turpshme.

Express ka sjellë rrëfimin e një dëshmitari okular, i cili tregoi se 46 vjeçari që qëlloi gruan kërkoi të godiste edhe një tjetër person, që tentoi t’i vijë në ndihmë të lënduarës. Dëshmitari shton se gruaja u gjakos në fytyrë prej dhunës barbare që ushtroi 46 vjeçari Feim Berisha.

“Aty kam qenë. I kam nda, dojke me u kapë me një djalë të ri, sepse ai djali reagoi në afekt kur e pa çka i bërë asaj gruas aty”, ka deklaruar ai.

Shumë, tepër, në ballë i ka pasur dy asi si mallunga që i themi ne, edhe krejt e gjakosur. Mandej i ka ndihmuar stafi i marketit”, ka deklaruar qytetari.

Dëshmitari shton më tutje se agresori nisi të ofendojë të gjithë ata që reaguan pas sulmit të tij ndaj gruas.

Paraprakisht nuk kam dëgjuar asgjë, vetëm kur ka filluar të bërtasë ajo gruaja. Sepse askush nuk e ka ditur çka është duke ndodhur. Ai gjithë kohën i ka ofenduar të gjithë ata që kanë reaguar kundër tij”, ka deklaruar qytetari.

Autoritetet e arrestuan 46 vjeçarin, ndërsa të martën prokuroria e Prishtinës caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Prokuroria e akuzon 46 vjeçarin për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm”. Ky i fundit mund të dënohet deri në 3 vite burg nëse gjykata e shpall fajtor.