“Jam i verbër, por ajo është drita e syve të mi” Historia e të moshuarve që festojnë përvjetorin e 54 të martesës

 “Jam i verbër, por ajo është drita e syve të mi” Historia e të moshuarve që festojnë përvjetorin e 54 të martesës

Ditën e djeshme u çua herët, për t’i blerë të shoqes një buqetë me lule. 14 shkurti njihet si dita e dashurisë, por për këtë çift të moshuarish, kjo ditë shënon më shumë.

Gjokë Vata hynë në banesë me buqetën dhe i thotë të shoqes, Marijes, se lulet ia ka sjellë për 54 vjetorin e martesës.

Kjo është historia e bukur e një çifti shkodranësh, që pavarësisht moshës, e festojnë çdo vit dashurinë e tyre njëlloj si të rinjtë. Gjoka, një këngëtar e shkrimtar, ka qenë i përndjekur politik në kohën e komunizmit. Pavarësisht vuajtjeve dhe varfërisë, të dy janë të lumtur që kanë patur njëri- tjetrin.

Maria: Më mirë një zotni e një njeri si Gjokën, sesa një jetë ndoshta ndoshta më të pasur e begatë, por pa memorjet tona dhe me të meta të tjera.

Gjoka tregon në një prononcim për Top Channel se është i verbër qëkur ishte fëmijë. Por sërish drita e syve aty është, e ka në krah prej 54 vitesh.

Gjoka: Mori një kartushë dhe e prishi. Pse e prishe i thashë. Po bëra një zemër më tha dhe unë e mora atë dhe e futa tek zemra ime. I thashë zemra shkon tek zemra… e dija që do të ishte gruaja ime e kështu u bashkuam.

“Yjet që adhuroj” quhet kenga qe Gjoka i ka kushtuar te shoqes