Këto janë tingujt e parë të regjistruar në Mars

 Këto janë tingujt e parë të regjistruar në Mars

Çfarë tingulli ka era që fryn në Mars? Po sikur të bësh një “xhiro me makinë” atje, çfarë zhurme bëjnë “rrotat e makinës”?

Këtyre dy pyetjeve NASA i ka kthyer përgjigje përmes sondës së lëshuar atje më 19 shkurt, e quajtur “Perseverance”.

Për herë të parë, NASA publikoi disa ditë më parë tingujt e erës në Mars. Ndryshe nga tingulli i erës në Tokë, në planetin e kuq janë regjistruar tinguj “të mbytur” (kjo për shkak se presioni i ajrit atje është më i ulët).

Kjo është Audio që publikoi NASA

Ndërkohë 5 ditë më parë, NASA solli regjistrimin e radhës nga Marsi, teksa sonda Perseverance po ecte ne terrenin e planetit të kuq.

Këto janë tingujt

“Nëse do të dëgjoja kështu zhurmash duke ngarë makinën, do ndaloja për të kërkuar një rimorkio”-tha me të qeshur një prej inxhinierëve kryesorë në NASA (Dave Gruel), i cili merret me operimin e kamerave e mikrofonëve të sondës.