Komuniteti i organizon dasëm brenda 48 orëve gruas, doktorët i thanë se kishte pak muaj jetë

 Komuniteti i organizon dasëm brenda 48 orëve gruas, doktorët i thanë se kishte pak muaj jetë

Një histori me të vërtetë prekëse, e cila erdhi si apel i qendrës spitalore ku ishte shtruar një grua me sëmundje terminale.

Ana, 56 vjeçe ishte e diagnostifikuar me kancer në mushkëri në tetor. Mjekët i thanë gruas se kishte pak kohë jetë, 4 deri në 6 muaj.

Por duket se apeli i qendrës preku zemrat e të gjithë komunitetit atje (Blurton, Britani) e disa organizatave që ndihmuan në organizimin e dasmës për 56 vjeçaren. Kjo e fundit prej kohësh mendonte të kurorëzonte martesën me bashkëjetuesin. Për 48 orë, gruas u arrit t’i organizohej dasma, e në të morën pjeë dhjetëra persona.

“Ne nuk i njohim njerëzit që na ndihmuan, por jam kaq e prekur nga zemërgjerësia e njerëzve dhe nga dëshira e tyre për të ndihmuar”-tha Ana.

Një prej punonjëseve të qendrës kishte kontaktuar me një kompani që organizonte dasma falas për njerëzit me sëmundje terminale. Kishin komunikuar më 19 tetor dhe më ditën e djeshme, gjithçka ishte gati për Anën.

Kur mësova për diagnozën e Anës dhe dëshirën e saj për të bërë martesë, isha e vendosur që të bëja çfarë të mundja për ta ndihmuar. Ana dhe Keith janë njerëz aq të ngrohtë e të mirë. U ndjeva e nderuar që më ftuan në dasmën e tyre”-tha punonjësja sociale, Jackie Murray.

E përtej punës organizuese, të afërm, familjarë, miq e ata që kishin mësuar për këtë histori prekëse, dhuruan diçka (sende) për ta plotësuar me të gjitha detajet dasmën.