Nesër Shqipëria përfshihet nga i ftohti

 Nesër Shqipëria përfshihet nga i ftohti

Duke filluar nga dita e dielë, në Shqipëri duket se do të ketë dimër në mes të vjeshtës. Sipas sinoptikanëve, temperaturat do të ulen ndjeshëm, me të paktën 4 gradë.

Duke qenë se do kemi qarkullim nga veriu i kontinentit do kemi ulje të ndjeshme të temperaturave të ajrit me të paktën 4 gradë. Vlerat miniminale të zbresin në 1 gradë në zonat malore dhe maksimale do jetë 18-19 gradë”– u shpreh sinoptikania Bani në prononcim për median.

Temperaturat e ulëta do të zgjasin për tre ditë, ndërsa pritet që në shumicën e vendit të ketë reshje shiu. Një tjetër aspekt do të jetë i këtyre ditëve të ftohta, do të jetë dhe ardhja e erërave të forta, veçanërisht në detin Adriatik.

Në veriperëndim dhe jugperëndim ku do kemi reshje mesatare me fuqizim të erës që të ndihen si stuhi sidomos në detin Adriatik.  I ftohti që do përfshijë vendin tonë do jetë me erë që do arrijë 65-70 km në orë”.-tregoi sinoptikania.