“Kur afrohen kthetrat e vdekjes…” Rrëfimi i Elvis Naçit, cilat janë rastet që e kanë lënë zgjuar natën

 “Kur afrohen kthetrat e vdekjes…” Rrëfimi i Elvis Naçit, cilat janë rastet që e kanë lënë zgjuar natën

“Ne e nisëm me mensat për të varfrit, me gjëra të vogla, por në mënyrë graduale shkuam deri tek dhurimi i shtëpisë. Ne menduam se kjo ishte maksimumi, por pamë se kishte diçka më të vështirë.”

Kështu u shpreh Elvis Naçi, teksa rrëfeu në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” për ato raste të shqiptarëve në nevojë, që e kanë lënë zgjuar natën.

Elvisi shpjegoi se rastet e emergjencave shëndetësore, veçanërisht të fëmijëve, kanë qenë orvatjet më të vështira. Lufta me kohën, nevoja për të dhënë zgjidhje të shpejta dhe përballja me vuajtjet e prindërve, shpesh e kanë lënë zgjuar Elvisin.

“Gjithmonë, qëkur e kemi nisur çështjen e bamirësisë, asnjëherë nuk e kemi menduar se do të marri përmasa kaq të mëdha. Nuk e kemi menduar se do të ketë aq raste prekëse, saqë do të na linin pa gjumë natën. E nisëm si diçka normale, por nuk e dinim sesa mund të zgjerohej bamirësia e sesa ishin nevojat e shqiptarëve.

Ne e nisëm me mensat për të varfrit, me gjëra të vogla, por në mënyrë graduale shkuam deri tek dhurimi i shtëpisë. Ne menduam se kjo ishte maksimumi, por pamë se kishte diçka më të vështirë. Ato ishin rastet shëndetësore.

Nëse dikush është pa shtëpi, biem të gjithë dakort se mund t’i japim disa të holla e mund të jetojë me qira por nuk rrezikohet nga kthetrat e vdekjes. Por kur ti ballafaqohesh me kthetrat e vdekjes, në veçanti me një fëmijë… kur shikoje lëngimet e prindërve, sesi njerëzit e afërt qanin…

Sidriti përshembull ka korsinë e tij, e shikon rastin, merret me mjekët, a ka mundësi të bëhet, a bëhet rasti në Shqipëri… ose rastet në Kosovë, që duhet të nxirren edhe vizat. Pra rastet që na kanë lënë zgjuar gjatë natës e jemi vënë në siklete që kurrë nuk i kemi menduar, janë ato raste kur kthetrat e vdekjes afrohen tek fëmijët shqiptarë.

Një gjë dua të them e ndaj, sepse në këtë botë jemi të përkohshëm:

Lum për shqiptarët që mundohen, që të shërohen fëmijët që janë sëmurë dhe e mjerë ata që e kanë mundësinë të shpëtojnë një jetë, një të sëmurë dhe e lënë atë të pashëruar.”-u shpreh Elvis Naçi.

Ndiqeni këtu rrëfimin e Elvisit: