“Dua të dhuroj për jetimët” Mesazhi prekës i të moshuarës tek “Shqiptarët për Shqiptarët”

 “Dua të dhuroj për jetimët” Mesazhi prekës i të moshuarës tek “Shqiptarët për Shqiptarët”

“Shqiptarët për Shqiptarët” nisi sezonin e ri mbrëmjen e djeshme, kësaj here përmes ekranit të televizionit abc dhe T7 në Kosovë.

Duke ndjekur modelin e bamirësisë, dhembshurisë e përkrahjes për familjet shqiptare në nevojë, emisioni publikoi rastin e një familje me 4 jetimë të mitur, të mbetur pa të atin.

Të shumta ishin reagimet e shqiptarëve kudo në botë, për t’i ardhur në ndihmë këtyre jetimëve në nevojë të madhe.

Në dhjetëra mesazhet që u lexuan në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, përshtypje bëri një mesazh i veçantë, i shkruar nga një grua në moshë. Në mesazh ajo tregon se është pensioniste dhe jeton në Elbasan. E prekur nga lotët e vuajtjet e jetimëve, ajo dërgoi këtë sms në studion e “Shqiptarët për Shqiptarët”.

“Mirmbrëma Elvis, jam një pensioniste nga Elbasani… duke dëgjuar emisionin kam ndjerë një dhembshuri të madhe për ata jetimë. Dua të dhuroj 160 mijë lekë, për shpirt të burrit tim që ka 9 muaj që është ndarë nga jeta. Zoti e ndihmoftë atë familje”

“Amin. Zoti ia ndriçoftë shpirtin atij që ka ndërruar jetë dhe ia pranoftë këtë vepër të mirë që po bën kjo familje”-u shpreh Elvis Naçi.