“Kur më tha po vjen, qava gjithë ditën” Emigranti shpërthen në lot, përqafon nënën pas 6 vitesh

 “Kur më tha po vjen, qava gjithë ditën” Emigranti shpërthen në lot, përqafon nënën pas 6 vitesh

“Kur më tha se po vjen, kam qarë gjithë ditën, sikur atë ditë kur është nisur”

Këto janë fjalët e një nëne që prej 6 vitesh nuk e kishte parë të birin pranë vetes. Një dhimbje e një mall që mbase vetëm nënat e kuptojnë.

Ajo ka shkuar në aeroport së bashku me të dashurën e të birit dhe është pyetur nga media. Me zë të dridhur, nëna kujton momentin kur i biri e lajmëroi se do të vinte në atdhe.

“Kur më tha se po vjen, kam qarë gjithë ditën, sikur atë ditë kur është nisë. Janë emocione të përziera, sikur atë ditë që është nisë, qashtu edhe atë ditë kur më tha se po vjen. Disi më kujtohej krejt periudha se si ka shkuar, çfarë ka hequr,” – tha nëna.

Emigranti nga Kosova, Shpëtimi, thotë për median se gjatë gjithë rrugës ka menduar për momentin kur do të përqafojë më në fund nënën.

“Po tregoj drejt, gjithë rrugëtimin që e kam bo për të ardhur këtu, mendjen e kam pasur veç tek nëna.”-thotë i riu, ndërsa në aeroport e priste dhe e dashura.

“Ka disa shokë të mi që janë martuar me gjermane, polake por unë nënës time i kam premtuar që veç shqiptare do ta marr dhe jo tjetër. Kam punuar vet, i kam bërë letrat vet vetëm për të ardhur e për ta marrë këtu prej Kosove dhe nëna të jetë e lumtur me gjithë familjen time. I madhi zot, kjo është dhuratë prej zotit.”-tha Shpëtimi.

Për të parë momentet kur djali përfqafon nënën, mund të klikoni këtu