Lushnje, prindërit dërgojnë të pajetë në spital djalin 13 vjeçar, cilat janë dyshimet e para

 Lushnje, prindërit dërgojnë të pajetë në spital djalin 13 vjeçar, cilat janë dyshimet e para

Foto ilustruese

Një 13 vjeçar është përcjellë këtë të shtunë në spitalin e Lushnjes pa shenja jete. Kanë qenë prindërit e të miturit të cilët e kanë sjellë të birin nga fshatin Golem drejt spitalit të qytetit.

Policia njoftoi paraprakisht se i riu dyshohet të jetë vetëflijuar.

“Sot rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës është sjellë nga prindërit pa shënja jete, djali i tyre 13-vjeçar, banues në fshatin Golem, i cili dyshohet se është vetëvarur në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.”-njoftojnë autoritetet.