Lutja e një nëne nga Dibra: Vajza ime 7 muajshe po shuhet, kërkoj ndihmën e shqiptarëve

 Lutja e një nëne nga Dibra: Vajza ime 7 muajshe po shuhet, kërkoj ndihmën e shqiptarëve

Jasemina ka vetëm 7 muaj në këtë botë. Qëkur lindi, kjo vogëlushe u përball me disa probleme shëndetësore, por tashmë mëlçia, një prej organeve vitale të trupit, nuk po i funksionon. Jasemina rrezikon jetën.

Mjekët që janë kujdesur për foshnjen, i kanë thënë familjarëve se shanset për kurimin e shërimin e vajzës, janë vetëm jashtë shtetit.

Nëna e Jaseminës, Ada, është 31 vjeçe. E dëshpëruar dhe pa asnjë shpresë për të përballuar kostot e kurimit të së bijës, ajo i është drejtuar me një videomesazh emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”. Ada na tregon se Jasemina e vogël ka nevojë për një transplant të mëlçisë, ndërsa kostoja e kurimit (afro 70 mijë euro) është e papërballueshme për familjen Caka.

“Jam një nënë nga Dibra. Vajza ime është 7 muajshe, ka probleme me mëlçinë, nuk i funksionon… Jasemina ka nevojë për trasplant jashtë shtetit, në Turqi. Transplanti kushton nga 65 deri në 70 mijë euro. I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, kudo që janë, të më ndihmojnë në këtë muaj të madhëruar të Ramazanit.”-thuhet në mesazhin e nënës.