“Më fal që të kam lënë vetëm, të dua shumë” Nëna flet me të birin pas 10 vitesh larg njëri- tjetrit

 “Më fal që të kam lënë vetëm, të dua shumë” Nëna flet me të birin pas 10 vitesh larg njëri- tjetrit

Një grua shqiptare, nënë e dy fëmijëve, është gjetur pas 10 vitesh e zhdukur, teksa prindërit e saj e kërkonin mes të gjallëve dhe të vdekurve.

Prindërit e Kristina Zotos, e zhdukur në Egaleo në moshën 33 vjeçare, e kërkonin në të gjithë Greqinë të bijën. Pas 10 vitesh dhe përmes një emisioni atje, ata mundën të kenë komunikim me të bijën.

Nena e Kristines, foto e shkeputur nga kronika e Ethnos

Këta prindër e rritën djalin e të bijës, i cili sot është 21 vjeç… por pa patur mundësinë për t’i dhënë një përgjigje nipit, sesi ishte zhdukur e ëma.

Kristina jetonte jashtë Athinës me partnerin e saj, të cilin prindërit e gruas e kishin kërkuar, por nuk kishin mundur ta gjenin.

Shkak i zhdukjes së shqiptares, duket se ka qenë dhuna e ushtruar nga ish- bashkëshorti.

Babai e mamaja e Kristinës u shprehën për emisionin grek, pasi e bija u gjet.

“Sikur më ka ikur një barrë e madhe, pavarësisht se jam 68 vjeç, ndjehem sikur jam 18 vjeç. Më mjafton që mësova se vajza është mirë.”-tha babai.

Babai i Kristines, foto e shkeputur nga kronika e Ethnos

“Mezi po pres që ta përqafoj vajzën time pas 10 vitesh zie. Hera e fundit që kam folur me të, ka qenë në mars të 2011. Ajo sapo ishte ndarë nga i shoqi dhe jetonte me partnerin e saj.”-tha nëna e Kristinës.

Ndërkohë më parë në median greke, nëna tregonte historinë e të bijës. Kishte frikë se i kishte ndodhur diçka e keqe.

E qaja mes të gjallëve e të vdekurve. Prisja çdo natë që të binte telefoni. Ajo u martua 17 vjeç. Kaloi shumë keq me të shoqin. Kishte dy fëmijë. Djali sot është 21 vjeç, të cilin e kam rritur unë… dhe tjetri është dhënë për adoptim. Ndërkohë kur ajo u nda nga i shoqi, në punë  u njoh me dikë që më vonë u bë partneri i saj. Ish i shoqi e kishte marrë vesh dhe ne kemi patur frikë për më të keqen.”-shprehej e ëma.

Babai i Kristinë i tregon medias greke se e bija kishte tentuar të krijonte një jetë të re me partnerin e ri, por ky i fundit i gjetur në befasi nga fakti se ajo kishte qenë e martuar dhe me fëmijë, nuk pranoi djalin e Kristinës. Kësisoj, shpjegon i ati i shqiptares, nipin e morën ata për ta rritur. Me kalimin e viteve, Kristina zhduket ndërsa e ëma e saj shprehej se ishte e frikësuar mos të bijës i kishte ndodhur diçka.

Shumë prekës ishte momenti kur Kristina foli me djalin gjatë emisionit, duke i kërkuar falje.

“Më fal që të kam lënë vetëm, të dua shumë.”-i thotë nëna të birit.

“Të kam falur… edhe unë të dua shumë. Mos u mërzit.”-i thotë i biri të ëmës.

“Nuk të kam harruar kurrë, gjithmonë kam menduar për ty”-shton e ëma.

“Edhe unë nuk të kam harruar”-i thotë i biri.