“Mos e vrit nënën time!” Marshim në Elbasan kundër dhunës e krimit në familje

 “Mos e vrit nënën time!” Marshim në Elbasan kundër dhunës e krimit në familje

Më 6 maj, Koço Buzo i mori jetën të shoqes, e cila kërkonte të drejtën e saj në dyert e gjykatës së Elbasanit, divorcin me 58 vjeçarin e dhunshëm dhe një urdhër mbrojtje. Por jeta e Liljanës u pre në mes nga duart e ish policit, që i bëri pritë të shoqes dhe jetën ia mori duke e qëlluar me armë automatike dhe një thikë.

Sot nga sheshi i qytetit e deri tek ambientet pranë gjykatës së Elbasanit, shoqëria civile, gra e vajza, kanë kryer një marshim kundër dhunës e krimit në familje. Me pankarta në duar, shumë prej grave e vajzave bënë thirrje që njerëzit të sensibilizohen përkundër këtij fenomeni problematik në Shqipëri. Thirrja i është drejtuar dhe burrave e djemve, që t;i bashkohen këtij marshimi sensibilizues.

 “Tregoni që nuk jeni si ata dhe bashkohuni me ne”, thonë gratë. “Ne jemi këtu për gratë e vrara dhe për gratë që jetojnë”-thotë një tjetër grua.

Këto janë disa nga fotot e marshimit.