Në dhomë qajnë të gjithë, çifti i të moshuarve ribashkohet pas një viti larg njëri- tjetrit

 Në dhomë qajnë të gjithë, çifti i të moshuarve ribashkohet pas një viti larg njëri- tjetrit

Të martuar në fund të viteve ’50. 6 dekada bashkë, derisa u plakën. Fillimisht sëmundjet i gërmuan në trup e mendje Stanley-t. 83 vjeçari vuante nga shenjat e demencës dhe në vitin 2019 u hospitalizua në një shtëpi kujdesi për të moshuarit që vuajnë nga të tilla probleme. Prej një viti nuk e kishte parë të shoqen, pasi me ardhjen e pandemisë nuk lejoheshin vizita në të tilla institucione.

Por e shoqja, Mavis, 81 vjeçe, vendosi të shkojë dhe jetojë me të shoqin, që për aq jetë sa i kanë mbetur, t’i kalojnë së bashku.

Media britanike ka transmetuar momentet prekëse, kur Mavis dhe Stanley ritakohen pas 12 muajsh pa u parë përballë me njëri tjetrin.

“Nuk e besoja dot kur pashë time shoqe, ishte si ëndërr” tha Stanley, ndërsa e shoqja u përlot.

“Isha shumë e lumtur që pashë tim shoq. Më ka munguar shumë. Jam e lumtur dhe më duket vetja e humbur pa të”-tha 81 vjeçarja.

Ky çifti i mrekullueshëm ka dy djem, Piterin dhe Neilin, të cilët po ashtu kanë fëmijë. Madje të moshuarit së fundmi janë bërë dhe stërgjyshër.

Në shtëpinë e pushimit për të moshuarit, çiftit iu shtrua një drekë romantike që të mund të festonin ribashkimin e tyre.

Drejtuesja e shtëpisë së kujdesit për të moshuarit tha se kur çifti u ribashkua, nuk mbeti njeri pa derdhur lot kur panë buzëqeshjen në fytyrat e dy të moshuarve.

“Nuk kishte asnjë sy pa lot në dhomë, kur më në fund kjo grua u ribashkua me të shoqin”