Nesër nis viti i ri shkollor, këto janë skenarët dhe kërkesat për mësuesit e nxënësit

 Nesër nis viti i ri shkollor, këto janë skenarët dhe kërkesat për mësuesit e nxënësit

Nesër (e hënë 27 shtator) nis zyrtarisht viti i ri shkollor parauniversitar në të gjithë Shqipërinë. Mësimi në vend do të zhvillohet normalisht, ndryshe nga viti që lamë pas, kohë në të cilën një shumicë e caktuar e shkollës u bë online.

Edhe këtë vit janë në fuqi rregulla e masa për pandeminë. Masa kryesore mbetet ajo e vaksinimit të mësuesve, të cilët kanë patur kohë të marrin vaksinën. Për ata mësues të cilët nuk janë vaksinuar, do të kërkohet një test PCR për çdo javë.

Nxënësit e sistemit parauniversitar nga ana tjetër, do t’u kërkohet që të kenë në vëmendje respektimin e disa masave, siç janë distancimi, mbajtja e higjienës dhe për fëmijët mbi 12 vjeç, mbajtja e maskës.

Shkolla do të fillojë normalisht, por autoritetet kanë në vëmendje edhe disa skenarë të tjerë, në rast se situata epidemiologjike në Shqipëri përkeqësohet prej pandemisë.

Lexo edhe: Më 27 shtator nis shkolla në Shqipëri, kush janë skenarët që do të varen nga pandemia