New York goditet rëndë nga përmbytjet, pamjet video të qytetarëve

 New York goditet rëndë nga përmbytjet, pamjet video të qytetarëve

Të paktën 8 persona raportohen të vdekur si pasojë e stuhisë e përmbytjeve që kanë përfshirë qytetin e New York-ut, një përmbytje që vjen si pasojë e uraganit Ida.

Vërshimet e ardhura nga stuhia, kanë mbuluar në ujë rrugët e metrotë në Manhatan, Bruklin e Neë Xhersi.

Dhjetëra qytetarë kanë postuar video në rrjetet sociale, për të treguar pasojat e rënda që ka sjellë stuhia.

I gjithë Neë York-u ndodhet në gjendje emergjence që prej ditës së djeshme, ndërsa reshjet e shiut kanë qenë masive. Në vetëm një orë, në parkun qendror të qytetit kanë rënë afro 100 mm reshje.

Udhëtimet ajrore, detare e ato me tren janë pezulluar. Për të kuptuar gjendjen aktuale atje, shikoni këto video të mëposhtme, të kapura nga mediat e qytetarët.