Një dashuri që zgjat 60 vite… gruaja luan pianon, i shoqi kërcen

 Një dashuri që zgjat 60 vite… gruaja luan pianon, i shoqi kërcen

Një çift të moshuarish kanë gjetur një mënyrë mjaft të bukur për të hedhur prapa pasojat e pandemisë dhe mbylljes në shtëpi.

Sally dhe Ken janë kthyer në një histori inspirimi për shumë njerëz që e kanë gjetur të vështirë përballjen me papunësinë, mërzitjen, izolimin e pasojat e tjera që ka sjellë pandemia në jetët e shumëkujt.

Çifti i të moshuarve nga Britani ka plot 60 vite martesë dhe mënyra e tyre për ta kaluar pleqërinë nën çaste të lumtura, është një muzikë e bukur dhe një kërcim.

Video është publikuar nga BBC

Couple still dancing and playing through Covid pandemic

Sally and Ken went viral for playing the piano and dancing their way through the UK's first lockdown. And they're still going… ?? https://bbc.in/3lFLVr2

Posted by BBC News on Sunday, 28 March 2021

Meri, një prej fëmijëve të të moshuarve tha për BBC: Mami e babi janë me fat që kanë njëri tjetrin dhe prej një viti e kanë gjetur mbështetjen mes tyre. Muzika dhe kërcimi i ka mbajtur të dy të stimuluar dhe u jep një kënaqësi të atillë, që gëzon dhe të tjerët