Një pandemi e “heshtur”, në Shqipëri regjistrohen 75 mijë të prekur nga diabeti

 Një pandemi e “heshtur”, në Shqipëri regjistrohen 75 mijë të prekur nga diabeti

Afro 425 milionë vetë në të gjithë botën janë të prekur nga diabeti dhe listët i shtohen të paktën 7 milionë raste çdo vit.

Dekadat e fundit sëmundja e diabetit është kthyer në një pandemi ‘të heshtur’ në të gjithë botën e po asht edhe në vendin tonë.

Shqipëria regjistron mbi 75 mijë persona të prekur nga diabeti, ndërsa thuajse gjysma e tyre, i përkasin moshave 4- deri në 65 vjeç.

E teksa numri i të prekurve rritet, mjekët endokrinologë bëjnë thirrje për vizita e kontrolle, në mënyrë që sëmundja të kapet shpejt.

“Që nga depistimi i hershëm, mbajtja nën kontroll e mbi të gjitha kujdesi për komplikacionet kronike… sepse diabeti pa u trajtuar mund të prekë sytë, enët e gjakut, mund të shkaktojë dëmtime veshkash, infarkt të miokardit, e deri në amputime”-tha mjeku endokrinolog në intervistë për klan.