Tragjedi për familjen shqiptare në Greqi, babai, nëna e vajza ndërrojnë jetë në aksident

 Tragjedi për familjen shqiptare në Greqi, babai, nëna e vajza ndërrojnë jetë në aksident

Makina e tyre u transformua në një masë amorfe. Kaq e fortë ka qenë përplasja (shiko fotot e videon më poshtë) e cila i mori jetën tre pjesëtarëve të një familje shqiptare që jetonte në Greqi.

Siç raporton media greke, babai 46 vjeçar, nëna 43 vjeçe dhe vajza e tyre 22 vjeçe, ndërruan jetë si pasojë e aksidentit tragjik me një kamion.

I vetmi i mbijetuar ishte djali i familjes shqiptare. 17 vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin e Lamias dhe po trajtohet nga mjekët.

Kreu i komunës atje foli për Lamia Report, duke thënë se “Për dekada këtu nuk ka ndodhur asnjë aksident, por së fundmi kemi parë një numër të madh aksidentesh fatale. Asfalti është degraduar dhe me shiun e parë kthehet në gjalp. Përveç kësaj, nuk ka linja. Ne që e përdorim çdo ditë, sidomos në ditë të tilla bëjmë kryqin që të mos na vijë ndonjë kamion ose të rrëshqasim nga rruga…