“O Zot, kur e pash vajzën t’i binin ato kaçurela të bukura prej seancave kemio”

 “O Zot, kur e pash vajzën t’i binin ato kaçurela të bukura prej seancave kemio”

Babai i Bonës, vogëlushes së prekur nga kanceri, ka treguar momentet e dhimbshme, kur e bija nisi të kryejë seancat e kemio-terapisë.

Ai mundohet të mbajë lotët, ndërsa fjalët e tij të rrëqethin.

“Në momentin kur doktorët më thanë që vajza kishte këtë sëmundje, nuk e besoja… mu duk sikur qielli e toka mu bashkuan bashkë.

Kur filloi kemio- terapinë… vajza kishte ato flokë të bukura, kaçurrela. Kur e pash që po I binin flokët, thash o Zot… nuk po e besoja dot. Nuk e di a do ta përballojë dot… sesi do të shkojë jeta e saj. Frikë shumë kam, se pa të nuk kam jetë. Të gjitha I jap për atë.”-thotë babai i Bonës.

“Një fëmijë që del në këtë botë me këtë lloj sëmundje. Nuk e imagjinoja dot, por na ra neve… ne do ta vuajmë. Tani ka shkuar në një gjendje që nuk e di… ça të flas… ka vajtur në fund”-thotë gjyshi i Bonës.