Pamje të pazakonta, në Vlorë e Shëngjin deti tërhiqet me disa metra

 Pamje të pazakonta, në Vlorë e Shëngjin deti tërhiqet me disa metra

Deti përgjatë disa prej brigjeve në veri e jug të Shqipërisë, ka marrë një pamje mjaft të pazakontë ditët e fundit.

Për shkak të zbaticës, deti është tërhequr për disa metra, e në raste si në plazhin e Shëngjinit, për mëse 10 metra. Njëjtë ka ndodhur edhe në plazhin e Divjakës.

Baticat e zbaticat janë një fenomen kompleks që shkenca i ka shpjeguar mes raporteve gravitacionale midis Tokës e Hënës (e në një nivel më të vogël edhe diellit).

Vlore
(Një shpjegim skematik i frekuencës së batica/zbaticave nga NOOA, administrata kombëtare e oqeanisë e atmosferës SHBA)