Pamjet video! Në verë u përballën me zjarret, sot me përmbytje të mëdha

 Pamjet video! Në verë u përballën me zjarret, sot me përmbytje të mëdha

Më shumë se 200 banesa janë përmbytur në Greqi nga moti i keq dhe vërshimet e furishme të ujit. Një zonë e prekur veçanërisht nga përmbytjet ka qenë ajo e Evias (veriore), e cila në muajin gusht u përfshi nga flakët masive.

Lexo edhe: Pamjet nga Greqia, flakët djegin dhjetëra shtëpi në rrethinat e Athinës! Zjarr masiv në Evia

Dhjetëra banorë janë evakuar nga banesat e tyre për pasojë të përmbytjeve. Ekipet e shpëtimit kanë punuar përgjatë gjithë natës për të larguar banorët nga zonat e rrezikuara. Sipas këtyre të fundit, autoritetet i kanë lënë në mëshirë të fatit qytetarët.

Ndërkohë dëmet e ardhura nga shirat e dendur, sipas autoriteteve lokale, janë të pallogaritshme. Zona të tjera të prekura rëndë gjatë orëve të fundit kanë qenë Agia Anna, Achladi dhe Kotsikia.

Lexo edhe: Mezi merr frymë por banesën i moshuari refuzon t’ja ‘dorëzojë’ flakëve! Gazetarja në lot: Të lutem, duhet të ikim