“Para se të fle gjumë, frikë kam se mos vdes” Rrëfimi përlotës i një 7 vjeçari, i sëmurë në zemër

 “Para se të fle gjumë, frikë kam se mos vdes” Rrëfimi përlotës i një 7 vjeçari, i sëmurë në zemër

Alteo është veçse 7 vjeç. Jeton me familjen në një fshat të Bulqizës. Kushtet atje janë të vështira, por kjo nuk e ka ndaluar Alteon që të jetë një ndër nxënësit më të mirë të klasës.

Por një sëmundje në zemër e ka prekur këtë vogëlush. Alteo është i shtruar në spital, pasi zemra e tij mund të pushojë nga momenti në moment për shkak se nuk funksionon siç duhet.

“Unë jam Alteo. Kam probleme me zemrën.. unë nuk luaj dot më futboll, më dhemb trupi. Para se të flej gjumë, unë kam frikë se mos vdes. Mami më rri gjithmonë tek koka natën, me dorën tek zemra. Unë dua të jetoj. Ju lutem më ndihmoni.”-thotë mes lotëve Alteo.

E ëma i qëndron në kokë të birit. Gjatë gjithë ditës, gjatë gjithë natës.

“Si na erdhi kjo ditë kështu. Na u shkatërruan ëndrrat e jeta…nuk e imagjinoj dot jetën pa ty o bir, jam e humbur pa ty.”-thërret Alma mes lotëve.

Familja Gjoka ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve, pasi mundësitë e tyre ekonomike janë të vogla. Familja mbahet vetëm me një rrogë të kryefamiljarit, i cili punon në minierën e Bulqizës.