Pas 50 vitesh, dy motrat hidhen në rrugë

 Pas 50 vitesh, dy motrat hidhen në rrugë

“Shqiptarët për shqiptarët” trajtuan këtë të premte historinë e dy motrave Florës dhe Miranda Demit. Jeta e tyre i ngjan jetës beduinë. Valixhet nuk u ndahen. Duken se në çdo moment janë duke udhëtuar edhe pse nuk kanë ku të shkojnë. Jetojnë në rrugën “Abdulla Keta” në Tiranë. Motrat jetojnë në një kasolle të sajuar me plastmasë dhe dërrasa pas shkollës 9 vjeçare “Servete Maçi” në mes të Tiranës. Dy motrat Demi dikur kishin një shtëpi ku jetonin, por krejt papritur ato ngelën pa çati në kokë. “Kur mendoj se duhet të kthehem në këtë ven, pasi mbaroj punën, rrugën e lajm me lot, se them dikur kisha një ngrohtësi. Ishte dera ime, shtëpia ime, çelësi im. Dikur gjeja nënë, babain, tani gjej shkrumb e hi. Asgjë. Gjej këto leckat përjashta. Nuk me bën zemra që të kthehem lagjen time ku jam rritur.”, -thotë njëra nga motrat.