Përsëritet mizoria me kafshët në Shqipëri, një burrë tërheq me makinë qenin

 Përsëritet mizoria me kafshët në Shqipëri, një burrë tërheq me makinë qenin

Në botë raporti mes njeriut dhe kafshëve në tërësi ka qenë disfunksional: Njerëzit i duan kafshët por pavarësisht kësaj, janë po njerëzit që ushtrojë dhunë ekstreme kundrejt kafshëve. Në këtë kuptim dhuna (ose vrasja) nuk është e keqe vetëm për kafshët, por edhe për njerëzit.

Në Shqipëri kohët e fundit përpara opinionit publik kanë dalë pamje shqetësuese në media, sesi disa njerëz gjejnë forma ekstreme të dhunës (vrasjes) së kafshëve.

Më konkretisht rastet kur njerëzve u ‘kalon në kokë’ ideja për të lidhur një qen me makinën e për ta tërhequr zvarrë nëpër rrugë me automjet.

Ky rast ka ndodhur sërish ditën e djeshme në Fier. Pamje të njëjta, që sjellin të njëjtën ndjesi shqetësuese tek opinioni publik dhe pyetjen se përse një njeri, do të mund të bënte një veprim të tillë… e aq më tepër në “publik”, atje ku mizorinë mund ta shohin (përjetojnë) dhe të tjerët

Video është përcjellë nga joq

Policia ka reaguar këtë të martë në lidhje me rastin, duke vënë në pranga drejtuesin e mjetit.

“Duke marrë shkas nga një video e publikuar në rrjetet sociale, ku në fshatin Seman, një automjet tip “Opel Korsa” tërheq nga pas një kafshë shtëpiake (qen), duke shkaktuar keqtrajtimin e kafshës e cila ka ngordhur, ju sqarojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, identifikuan dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, shtetasin F. S., 50 vjeç, banues në Hoxharë e Vjetër, Fier.

Në vijim të veprimeve, u procedua penalisht shtetasi F. S., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve” dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.”-njoftojnë autoritetet.