Qindra km2 pyje nën flakë! Shikoni me çfarë po përballen zjarrfikësit

 Qindra km2 pyje nën flakë! Shikoni me çfarë po përballen zjarrfikësit

Zjarri nisi më 4 korrik. Një rrufe goditi një pemë dhe që prej asaj dite, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej afro 50 mijë akrash (acre). Përkthyer në njësi km2, janë djegur në zonën veriore të Kalifornisë afro 202 km2.

Zjarri e tymi kanë qenë aq të mëdhenj saqë duken edhe nga hapësira, njëlloj siç tregojnë këto pamje të përcjella nga BBC.

Ndërkohë më poshtë, mund të shihni disa pamje të kapura nga automjeti i një prej skuadrave zjarrfikëse që po lufton me flakët atje.