Shembulli i jashtëzakonshëm i taksistit 69 vjeçar, të paktën 1 ditë të javës ‘ia fal’ të pamundurve

 Shembulli i jashtëzakonshëm i taksistit 69 vjeçar, të paktën 1 ditë të javës ‘ia fal’ të pamundurve

Mëngjesi i të shtunës nis herët për këtë 69 vjeçar dhe të shoqen. I gjen në një prej supermarketeve të qytetit, ende para se ai të hapet. Shkojnë atje për të blerë një ‘mal’ me ushqime, përmes një liste që përfshin afro 25 persona.

Kjo është historia e Ikbal Alimod dhe të shoqes, Mumtazit. Ata jetojnë në Kanada prej vitesh dhe të për të paktën 15 vitet e fundit, kanë bërë diçka që shumë pak njerëz e bëjnë.

69 vjeçari çdo fundjavë çohet herët sepse shkon të bëjë pazaret për një numër të moshuarish që e kanë të vështirë apo të pamundur për t’u kujdesur për veten.

Ikbali vetë punon si taksist prej dekadash dhe këtë akt të bukur njerëzor e nisi kur një ditë përcolli në shtëpi një të moshuar. Një ditë tjetër po e njëjta histori, përcjellja e një të moshuari për në shtëpi me taksi, i mbushi mendjen se do duhej të jepte ndihmën e tij.

“Koha kalon dhe kam parë se për shumë prej tyre, shëndeti nuk ka qenë i mirë. I thashë që nga sot e tutje, do të jem unë ai që do t’u bëj pazaret”.

Nga 20 deri në 25 të moshuar ndihmon ky burrë që po i afrohet të 70-tave. Por pavarësisht, vazhdon prej 15 vitesh të ndihmojë njerëz të komunitetit.

Të shtunave e gjen me të shoqen duke bërë pazar për dy deri në tre orë në supërmarket. Pas blerjes së ushqimeve, dërgesat zgjasin deri në 7 të pasdites, por duket se Ikbal nuk e ka shumë problem të japë kohën dhe mundin e tij falas.

“E vetmja gjë për të cilën unë marr para janë ushqimet që blej. Shërbimi im, koha ime dhe nafta e makinës, ato i kam unë”-thotë taksisti.

E kjo vepër kaq e thjeshtë dhe e bukur njëkohësisht, ka shtyrë dy djemtë e 69 vjeçarit që të ndihmojnë të atin. Veçanërisht gjatë kohës së pandemisë. Njëri prej djemve të Ikbal, Faisal, kujton:

“Babai ishte aq i përkushtuar saqë sa herë ne do të donim të iknim me pushime, ai fillimisht do të na thoshte po ‘të moshuarit që ndihmoj, si t’ja bëj me ta”

Djali tjetër, Jasin, thotë se nuk është vetëm koha dhe energjia që babai i tij i kushton këtyre të pamundurve.

“Babai është bërë pjesë e familjeve të këtyre personave.”

Dhe falenderimet e njerëzve janë të stërmëdha. Përveçse të moshuarve që ndihmon taksisti, familjet, të afërmit, apo fqinjët, e vlerësojnë jashtëzakonisht punën e 69 vjeçarit.

Jasin, djali i taksistit, e tregon me fjalë të thjeshta:

“Ai beson tek puna, jo tek fjalët. Nuk kërkon mirënjohje apo t’i thonë faleminderit, sepse vetë ajo që bën ai i jep një arsye se për të jetuar”