Shqiptari që punoi si fotograf i 10 Presidentëve të SHBA

 Shqiptari që punoi si fotograf i 10 Presidentëve të SHBA

George Tames lindi në Amerikë si djal i brezit të parë të një familje emigrantësh shqiptarë në janar të vitit 1919. Ai u rrit nën hijen e godinës së “Capitol” në Washintgon D.C. Vinte nga një familje e varfër. George vetë shiste fruta në rrugë që në fëmijëri, ndërsa shkollën e la në klasën e 10-të (fillim të gjimnazit). Gjithka e nisi si një korrier i thjeshtë në gazetën Time-Life dhe më pas ngjiti shkallët e karrierës si një ndër fotografët më të mirë të New York Times.

Aftësia për të kapur e përçuar mes fotove botëkuptime të ndryshme, e bëri atë një ndër fotografët më të kërkuar të kohës së tij. Kësisoj ai e nisi punën si fotograf i Shtëpisë së Bardhë në fillim të viteve ’40. I pari President që ai “shoqëroi” përmes fotove ishte Rusvelti, derisa ky i fundit ndërroi jetë në vitin ’45. Qe nga ajo kohë, George Tanes qëndroi në rolin e fotografëve të 9 presidenëve të tjerë të SHBA-ve, përfshi këtu dhe J.F. Kenedi dhe shumë të tjerë.

Pikërisht një foto e bërë në kohën e Kenedit, e njohur botërisht me titullin “Puna më e vetmuar në botë”, u shkrep nga dora dhe syri i George.

Foto e Tanes, e shkrepur ne vitin 1961

Tames punoi si fotograf deri në fund të viteve ’80 dhe ndërroi jetë në vitin ’94.

George Tames mësoi fotografinë ashtu siç mësoi edhe historinë, politikën, psikologjinë dhe diplomacinë… përmes kuriozitetit, energjisë së pashtershme dhe vullnetit për t’u endur nëpër korridoret e pushtetit më të madh në glob.

Tanes me ish Presidentin Richard Nixon