Tumori i kishte përfshirë gjysmën e barkut, mjekët shpëtojnë 2 vjeçarin në Prishtinë

 Tumori i kishte përfshirë gjysmën e barkut, mjekët shpëtojnë 2 vjeçarin në Prishtinë

Mjekët e spitalit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (Prishtinë), kanë mundur të operojnë me sukses një fëmijë vetëm 2 vjeçar.

Vogëlushi ishte prekur nga një tumor me përmasa të pazakonta. Sëmundja i kishte përfshirë gjysmën e barkut 2 vjeçarit.

Ndërhyrja ka dalë me sukses, tumori është larguar dhe siç njofton Qendra Klinike Universitare e Kosovës, fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të lirohet së shpejti nga spitali.

Njoftimi i dhënë në rrjetin social:

Operohet me sukses një fëmijë 2 vjeç, i hiqet tumori me përmasa të mëdha

Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mjekët kirurgë, të asistuar nga ekipi i anestezionit, kanë operuar me sukses një fëmijë të moshës 2 vjecare, duke ia larguar tumorin, i cili ia kishte përfshirë gjysmën e barkut.

Operacioni u realizua, pas trajtimit dhe ekzaminimeve të vazhdueshme nga mjekët pediatër-onkologë.

Pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të lirohet shumë shpejt për në shtëpi.