U lëndua së bashku me familjarët nga shpërthimi i bombulës në Velipojë, mbyll sytë 19 vjeçarja

 U lëndua së bashku me familjarët nga shpërthimi i bombulës në Velipojë, mbyll sytë 19 vjeçarja

Një ditë e trishtë kjo e dielë. Një 19 vjeçare ka mbyllur sytë si pasojë e plagëve të rënda që mori në trup nga shpërthimi i një bombule gazi në Velipojë.

Fjala është për një prej fëmijëve të 40 vjeçares Alketa Gjoka. Ajo së bashku me tre fëmijët, dy vajzat 19 e 15 vjeç dhe djalin 12 vjeçar, pësuan djegie të rënda në thuajse të gjithë trupin.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 4 korrik gjatë orëve të mëngjesit. Nëna e fëmijëve tentoi të ndezë një prej bombulave për të bërë kafenë, pa e ditur se kishte pësuar rrjedhje të gazit.

Të katërt familjarët u transportuan në spitalin rajonal të Shkodrës, e më tutje në repartin e djegie plastikës në Tiranë, për shkak të djegieve të mëdha që kishin marrë në trup. Pas pak ditësh, të lënduarit u nisën drejt Italisë për kurim më të specializuar.

Kujtojmë se pak ditë më parë policia e Shkodrës prangosi një shitës gazi nën akuzën e tregtimit të paligjshëm (pa license) të gazit të lëngshëm, lëndë me të cilën furnizohej dhe hoteli i 40 vjeçares.