“Unë po jetoj, ajo po ha dhe” Flet për herë të parë nëna e Marigona Osmanit

 “Unë po jetoj, ajo po ha dhe” Flet për herë të parë nëna e Marigona Osmanit

Vdekja e Marigona Osmanit nga Ferizaj vitin e kaluar tronditi Kosovën e mbarë shqiptarinë. 18 vjeçarja e cila u rrah për vdekje nga Dardan Krivaqa, solli protesta e një reagim të fuqishëm në shoqëri, për humbjen e parakohshme të një 18 vjeçareje si pasojë e dhunës.

Nëna e Marigonës, Valdetja, ka folur për herë të parë në një dokumentar të RTK-së. Mes lotëve, nëna e të ndjerës tregon për detaje të panjohura më parë, për raportin mes Marigonës me familjen e për relatat me autorin e vrasjes, Dardan Krivaqën.

“Fëmija i parë qysh gëzohesh, unë i kam edhe tre tjerë por nashta ajo ish kanë për atë dyja se di ajo u kanë melhem për varrë. Kurrë një llaf s’ma ka kthy e pata ba si shoqe dalshmi me ta nuk e di u kanë si e madhe, gjithë më ka ndihmu shumë kur dalshmi qet kohën e fundit më thojke ‘oj mam si ti baj 18 vjet kam me ia nis me punu edhe skam me u martu pa i ba senet e mia, kam me dal jashtë, ty me të qit në selamet”, thotë me lot në sy Valdetja.