“Vëllai i vdekur më kërkoi në ëndërr të mbaja fëmijën” Çfarë ndodhi me familjen që ushqehej nga koshi i plehrave?!

 “Vëllai i vdekur më kërkoi në ëndërr të mbaja fëmijën” Çfarë ndodhi me familjen që ushqehej nga koshi i plehrave?!

Familja Çuko jeton në një banesë me qira në një fshat të Fierit dhe përbëhet nga 7 persona. Dy prej katër fëmijëve të Erjonës dhe Gentianit janë ende vogëlushë, por dalin në rrugë dhe mbledhin kanaçe e bidona. Plastika dhe copat e aluminit që gjejnë janë jetësore, ashtu si dhe edhe djersa e babait të tyre që del në mëngjes dhe sos në shtëpi natën pas kërkimit nëpër plehra, rrugë, rrugica e kanale. Kjo familje nuk ka mjet tjerër, jeton në skamje të plotë.

Juliani dhe Luisi mundohen ta ndihmojnë me sa munden babain e tyre Gentianin.Pas shkollës dalin dhe enden rrugëve me një thes në dorë. Copa e plastikës është një dritë sado e vogël, sepse ata e kanë provuar thellësisht se çfarë do të thotë të mos kesh çfarë të hash.

Por ajo që ishte therëse, ishte historia e paimagjinueshme e Erjonës, nëna e këtyre fëmijëve. Ajo deklaroi për emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” se fëmijët e vegjël, dy vajzat binjake Orgesa e Mikaila nuk janë rritur me qumësht… por me ujë dhe sheqer.

Erjona tregon se vëllai i saj i ka vdekur. Ishte 22 vjeç dhe vuante nga leucemia akute. E teksa vëllai i saj u tret brenda një muaji në spital, Erjonës për një javë rresht i ka dalë në ëndërr. Çdo natë i fërkonte kokën dhe barkun. Erjona rrëfen se e ka pyetur se çfarë kishte, por ai vetëm i buzëqeshte. Më tutje rrëfimi është me të vërtetë i pabesueshëm.

Erjona: Kam qenë punëtore, pastruese. Punoja me mamin. Vëllai… kishte 22 vjeç (qan) më ka vdekur brenda muajit. Në 8 korrik na thanë se ishte i sëmure me leucemi akute. Mami më tha që djali duhej të nisej drejt Tiranës dhe më 9 gusht ai ka ndërruar jetë, brenda një muaji. Natë për natë e shikoja në ëndërr. Kam qenë me qira në Patos dhe atje punoja në call center. Më dilte një javë rresht në ëndërr. Më fërkonte kokën dhe barkun dhe i thoja çfarë ke… nuk më kthente përgjigje por vetëm më qeshte.

Një mëngjes jam ngritur dhe kam filluar të vjell. Kam bërë testin dhe kam qenë shtatzanë. Bëj muhabet me burrin dhe folëm që ta hiqnim fëmijën sepse s’mund të mbaja dhe një fëmijë të katërt. Më del vëllai në ëndërr natën. Për çfarë po të dal tha në ëndërr, dua që të më vësh emrin më tha. I thash në ëndërr që s’mund ta mbaja por ai mu përgjigj se çdo fëmijë ka riskun e vet (qan)

E mora pastaj, e mbajta si shtatzani nga dëshira dhe fjalët që më tha im vëlla. Kur bëra ekon, mora vesh që kisha dy binjake. Kam qarë me të madhe sa mamaja më ka bërtitur që të mos të më shihte të qaja… kisha tre fëmijë dhe tani jam me 5. Kur erdhën në jetë vajzat, vëllai nuk më ka dalë në ëndërr… e shikoj këtë fëmijë dhe më duket sikur e shoh tim vëlla në dritë të syrit. Më duket sikur ky fëmijë është vëllai im (Orgesa, vëllai i Erjonës quhej Orges) … nuk kam kthyer kurrë zë kur më kanë thënë pse kaq shumë fëmijë…

Shqëiptarët bënë të mundur javë më parë blerjen e një shtëpie për familjen Çuko. Jeta e tyre ndryshoi rrënjësisht pasi shumë njerëz u prekën dhe zgjatën dorën për të ndihmuar këtë familje që jetonte duke ngrënë nga koshi i plehrave. Elvis Naçi e Sidrit Bejleri shkuan për të vizituar familjen Çuko, për të parë se çfarë ka ndodhur me këtë familje. Elvisi i dha dokumentat e pronësisë së shtëpisë Gentianit dhe u lumturua kur pas se shtëpia ishte njëlloj e rregullt kur u dhurua për këtë familje.

Elvisi: Ne kemi sjellë dhe letrat Gentian. Kjo është hipoteka e shtëpisë dhe ta gëzoni.

Erjona: Ju falenderoj. Kjo është një dhuratë e madhe e të gjithë shqiptarëve.

Sidrit Bejleri: Ky xhaxhi Visi solli një copë letër, por unë solla diçka më të mirë. Jurgen, hape një herë këtë tortën.

Naçi: Erjona dhe ne e kemi me kureshtje… na jep një përshtypjë të ndryshimit. Çfarë ndodh?

Erjona: Ndodh ndryshim i paaprë. Të jesh në atë skamje ku ishim dhe të jemi në këtë shtëpi. Nuk e besoj akoma që jam në shtëpinë time. Jetoj këtu dhe s’më besohet. Fëmijët më përpara ishin të përbuzur nga të tjerët ndërsa sot shokët i hedhin krahët supeve.

Naçi: Na keni gëzuar neve e të gjithë shqiptarët. Shqiptaria ka vuajtur e sot e kësaj dite vuan ende. Sot dëgjiojmë lajme jo dhe aq të mira, por ne po mundohemi të japim lajme edhe të mira e besoj se ky është një model që ne duam të japim për shqiptarët tonë.