Shtëpinë e ndërtuar me duart e veta ia morën flakët, shqiptarët i rindërtojnë banesën

 Shtëpinë e ndërtuar me duart e veta ia morën flakët, shqiptarët i rindërtojnë banesën

Pas një dite të lodhshme me punë në Prishtinë, Bedri Bashuta i drejtohet shtëpisë së tij në Kumaran të Drenasit, kur sheh shtëpinë e tij të shkrumbuar.

Gjithçka ishte shkatërruar nga zjarri. Një shkëndijë elektrike u shndërrua në një valë flake që hodhi poshtë të gjithë punën e këtij shqiptari, që e kish ngritur shtëpinë me krahët e tij.

Bedriu: Unë e di sesi e kam mbaru këtë shtëpi, duke punuar me krahë. 10 euro në ditë kam marrë. Edhe gruan e kam sëmurë dhe tani nuk e di se ç’do bëj… kush ka mundësi të më ndihmojë, Zoti i ndimoftë, kam mbetur jashtë dhe s’kam çbëj.

“Shqiptarët për Shqiptarët” shkuan në ndihmë të Bedri Bashutit. Elvis Naçi e vizitoi Bedriun në shtëpinë e djegur dhe e pa nga afër se çfarë kishte ndodhur.

Elvis Naçi: Cfarë paska ndodh kështu?

Bedriu: Rryma ka ndodh.

Naçi: Cfarë ndodhi?

Bedriu: Në mesditë ka ndodh. Kam qenë në Prishtinë kur ka ndodh. Gruaja nuk ka qenë në shtëpi, por ka shkuar tek kunata lart…

Naçi: Dhyqyr nuk paskeni qenë në shtëpi, sepse mund të ishin djegur dhe vetë.

Bedriu: Po shyqyr Zotit, mund të kishin shku dhe ne. Me krahë e kam bërë të gjithë shtëpinë

Naçi: Aktualisht ku po rri?

Bedriu: Tek vëllai. Veti i pestë është ai… dhe unë me gruan. Shpresoj të dalë një njeri i mirë… nuk kam mundësi.

Naçi: Brenda natës apo ditës të kthehet gjithë bota. Por ti mos u mërzit. Nusen e ke sëmurë, por ti nuk je vetëm. Ne na ke pranë dhe njerëzit e mirë po ashtu do i kesh pranë.

Një donator nga Medvegja është bërë donator për të ndihmuar familjen Bashuti. Në bashkëpunim me Shqiptarët për shqiptarët, shtëpia e e Bedriut është ringritur në këmbë. Elvis Naçi e Sidrit Bejleri shkojnë në shtëpinë e Bedriut dhe shohin një banesë të re, të ngrohtë dhe me të gjitha kushtet.

Bedriu i falenderon të gjithë shqiptarët që iu gjendën pranë.

Bedriu: Falenderoj shumë shqiptarët. Zoti i ruajtë sepse kushtet janë shumë të mira. Shumë sende nuk i kam pas, por tani është shumë më mirë. Do Zoti të kemi një fëmijë dhe ne…

Naçi: Amin. Të mbushtet kjo shtëpi me fëmijë, shpresoj që ta merrni atë dhuratë që ëndërroni.

Elvis Naçi u shpreh se vetë Bedriu pavarësisht ndihmës së shqiptarëve nuk ka ndenjur kot, por ka kontribuuar për ndërtimin e shtëpisë së re, një shembull që duhet përshëndetur.